A DO MERRET ME MUZIKË? Kristi zbulon projektet e reja: Dua gjëra afatgjata… – AlpeGossip
A DO MERRET ME MUZIKË? Kristi zbulon projektet e reja: Dua gjëra afatgjata…

A DO MERRET ME MUZIKË? Kristi zbulon projektet e reja: Dua gjëra afatgjata…

Krist Aliaj ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” dhe projektet për të ardhmen.

Duke folur për projektet e reja, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri deklaroi se ka disa projekte verore por është i fokusuar te sezoni i ri televiziv dhe se do të donte të vijonte të ishte pjesë e televizionit.

“Unë kam disa projekte verore. Por fokusin e kam në shtator-tetor, dua gjëra afatgjate. Do shtroj disa projekte. Me muzikë nuk do merrem, do vazhdoj televizionin. Më nxjerr një anë të vetvetes që më pëlqen. Atë anën shumë analitike, kritike, ndonjëherë pak të ashpër”, tha ai.

I pyetur për kritikën që i ka bërë i ati Roberti, Kristi tha:

“Babi më tha se humorin e kam skandaloz dhe duhet të punoj. Që të përshtatesh në kulturën shqiptare duhet të kesh pak humor. Aty e kam shumë problem, por po provoj të përmirësohem. Humori belg është shumë i thatë dhe i zi”.