THUHET SE NUK FLASIN ME NJERI TJETRIN/ Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Erik Fullanit? (FOTO) – AlpeGossip
THUHET SE NUK FLASIN ME NJERI TJETRIN/ Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Erik Fullanit? (FOTO)

THUHET SE NUK FLASIN ME NJERI TJETRIN/ Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Erik Fullanit? (FOTO)

Ata kanë qenë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe i shihnim gjithmonë bashkë, si në koncertet e reperit ashtu edhe në jetën e përditshme. Noizy dhe Eriku kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe në rrjetet sociale bënin shumë shaka, madje duke përfshirë edhe emrat e baballarëve të tyre por siç duket çdo gjë ka ndryshuar.

Prej muajsh të tërë nuk kemi parë asnjë foto të Noizyt dhe Erikut së bashku dhe kjo na bëri të mendojmë se marrëdhënia e tyre është krisur. Megjithatë i hodhëm një sy listës së personave që ata ndjekin në Instagram dhe shikuam që e ndjekin ende njëri-tjetrin, por fillimisht u mendua se është një mënyrë për të kamufluar krisjen e marrëdhënies mes tyre.

Mirëpo ndërkohë që gjërë e gjatë u përfol nëpër media se të dy personazhet e njohur nuk flasin me njëri-tjetrin, Erik Fullani ka shuar çdo dyshim me veprimin e tij të fundit. Në një video të publikuar nga reperi ku dëgjohet një ndër këngët e tij, Eriku ka komentuar “Mad Still” që nënkupton se kjo është ende një këngë “e çmendur”. Pra Eriku dhe Noizy flasin ende me njëri-tjetrin.