“JE SHUMË E MIRË, MOS U MERR ME POLITIKË”/ Ori Nebiaj jep përgjigjen e prerë (FOTO) – AlpeGossip
“JE SHUMË E MIRË, MOS U MERR ME POLITIKË”/ Ori Nebiaj jep përgjigjen e prerë (FOTO)

“JE SHUMË E MIRË, MOS U MERR ME POLITIKË”/ Ori Nebiaj jep përgjigjen e prerë (FOTO)

Këtë të mërkurë, në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu është trajtuar tema ‘VIP-at në politikë. E ftuar në studio për të diskutuar në lidhje me këtë çështje ishte dhe moderatorja e emisionit ‘Wake up’, Ori Nebiaj.

 

Ori dikur ka qenë zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe të shumtë janë njerëzit që e kanë kritikuar ose që i kanë thënë të mos merret me politikë. Për të gjithë ata, moderatorja e ka një përgjigje!

“Je shumë  e mirë, mos u merr me politikë. Unë mund të kem rezerva për këdo që është marr që nga dita e parë deri më sot me politikë në Shqipëri. Mund të kem rezerva për këdo që ka qeverisur këtë vend. Në qoftë se ne nuk na pëlqejnë kaq shumë njerëzit që na qeverisin, kush do na pëlqejë? Kush do duhet të merret me politikë? Duhet të jesh i keq që të merresh?, është shprehur Ori në studio.