E MËSUAM PËR HERË TË PARË/ Ronela Hajati zbulon kompleksin që ka me veten – AlpeGossip
E MËSUAM PËR HERË TË PARË/ Ronela Hajati zbulon kompleksin që ka me veten

E MËSUAM PËR HERË TË PARË/ Ronela Hajati zbulon kompleksin që ka me veten

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati, ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu. Ajo ka folur gjerë e gjatë për këngen e saj më të re ‘MVP’, projektet e reja si dhe për komplekset që ka me veten.

Gjatë intervistës, Ronela është pyetur nga Jonida se çfarë kompleksi ka me veten dhe përgjigjja e saj i ka habitur në fakt të gjithë. Kam kompleks të dal me rrobabanje në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rrobabanje në jetë. Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin tim e kam pak kompleks, nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë”, është shprehur këngëtarja.

Po ashtu Jonida e ka pyetur nëse ka ndonjë gjë që do t’ua fshehë njerëzve dhe mediave. “Mediave unë iu jap atë çka duhet t’ju jap, që jo vetëm mua, por besoj të gjthëve iu leverdis ana profesionale”, u përgjigj Ronela, duke vijuar më pas se ndonëse mediat kërkojnë të dinë për jetën e saj personale, ajo nuk jep ndonjë informacion sepse fundja lekun e fiton nga ana profesionale. “Ato duan jetën personale, ndërsa ti ju jep atë profesionale “, ka vijuar Jonida. “Po, por unë nuk fitoj lekë nga ajo, unë fitoj lekë nga ajo tjetra, pra unë jam goxha biznesmene”, ka përfunduar Ronela.