Pas plot 10 vitesh, aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi u tërhoq nga platforma e ‘Digitalb’. Ajo bëri të ditur se e prisnin projekte të tjera afatgjata si në aspektin profesional ashtu dhe në atë personal (martesa me Besnik Krapin). Vetëm së fundmi, Jonida ka zbuluar projektin e saj më të ri.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, aktorja ka treguar se i është bashkëngjitur platformës ‘online’ për video, “Gjirafa Video”. Ky projekt duket të jetë shumë i rëndësishëm për të dhe Jonida ndihet shumë e lumtur që i është dhënë mundësia të jetë pjesë e tij. Në ‘Gjirafa Video’ janë publikuar të gjitha seritë e serialeve më të njohur në Kosovë, telekomedive, emisione dhe filma.
Aktorja nuk e ka zbuluar ende se ç’rol do të ketë aty por shprehet se ka punuar shumë për këtë punë. “Te dashur miq! Me shume kenaqesi bej publike sot per ju,se shume shpejt do te nis nje rrugetim per te cilin kam punuar keto kohe,e jam shume entuziaste. Nje rrugetim ne “shtepine time te re”. Shume shpejt,me nje pakete projektesh shume te vecanta do mund te takohemi se bashku ne GJIRAFA! Shume e lumtur qe jam tashme pjese e ‘Gjirafa Video’! Dashuri per te gjithe ju! Dhe shihemi shume shpejt!”, ka shkruar ajo.