Këngëtarja Jonida Maliqi ka udhëtuar drejt Marrakech-it së bashku me moderatoren Alketa Vejsiu , ku po shijojnë momente të paharrueshme.
Ndër të tjera këngëtarja Maliqi ka publikuar një foto ku shfaqet me dy majmunë të lidhur me zinxhirë. Nuk ka munguar menjëherë reagimi i aktorit Eni Shehu.
“Ata majmunet vuajne pafund ne ate gjendje me zinxhire… jane torturuar qe te “zbuten”. Imagjino te na lidhin ne, e te na perdorin si atraksion turistik… Te lutem gjithe bota perpiqet ti luftoje ata njerez-kafshe qe shfrytezojne kafshet e pambrojtura per te nxjerre para! Pls @jonidamaliqi hiqe ate foto ”- i shkruan Eni Shehu.