“SIKUR TË MOS QE KRYEMINISTËR!”/ Besa Kokëdhima quan “njeri sharmant” kryeministrin Rama – AlpeGossip
“SIKUR TË MOS QE KRYEMINISTËR!”/ Besa Kokëdhima quan “njeri sharmant” kryeministrin Rama

“SIKUR TË MOS QE KRYEMINISTËR!”/ Besa Kokëdhima quan “njeri sharmant” kryeministrin Rama

Intervista e Kryeministrit Edi Rama në “Xing me Ermalin” u prit me mjaft ovacione dhe kritika në internet, aq sa moderatori u detyrua të thoshte se “nuk është paguar për pyetjet që i bëri”.

Në një postim të fundit Mamaqi ka publikuar pjesët më të mira të intervistës ndërsa pyet ndjekësit se cila pjesë ju pëlqeu.
Mes komenteve të shumta nuk ka munguar ai i këngëtares Besa Kokëdhima, e cila e quan kryeministrin “njeri sharmant” dhe një njeri ideal për të qenë një showman, por jo kryeministër.

Më pas ajo shton se: “Thelbi i përgjegjësive politike për situatat në vend mungonte, transparenca apo retrospektiva për keqqeverisjen ekstreme mungonte, si gjithmonë Rama është super si shoëman dhe humorist, thjesht jo si kryeministër”.

View this post on Instagram

Cila pjese ju pelqeu me shume? Hë shpërtheni tani…

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on