"PËR NJË VIT NDAHENI"/ Eni Koçi i jep përgjigjen e merituar komentuesit që vuri në dyshim lidhjen me Gencin - AlpeGossip
“PËR NJË VIT NDAHENI”/ Eni Koçi i jep përgjigjen e merituar komentuesit që vuri në dyshim lidhjen me Gencin

“PËR NJË VIT NDAHENI”/ Eni Koçi i jep përgjigjen e merituar komentuesit që vuri në dyshim lidhjen me Gencin

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë vetëm pak ditë që kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Edhe pse shumë ndjekës të dy këngëtarëve mezi kanë pritur t’i shohin bashkë ka dhe nga ata skeptikët që vënë në dyshim dashurinë e tyre.

View this post on Instagram

Live Love Laugh🙌 #oplabiparty2019

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on

Kështu edhe një komentues ka lënë mbi foton e dyshes një koment aspak të këndshëm të cilit Eni nuk ka rezistuar t’i kthejë përgjigjen e merituar.

“Për një vit ndaheni, kismet si të tjerët” – shkruante komentuesi.

“Kur ekziston një marrdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie ‘jo-reale’ që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejmë një herë gishtin nga vetja. Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti j’ua kthen në jetët tuaja. Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur”- është përgjigjur këngëtarja.