Nuk e mbështetën, shpërthen Enca: S’kam dashnor në krah prandaj – AlpeGossip
Nuk e mbështetën, shpërthen Enca: S’kam dashnor në krah prandaj

Nuk e mbështetën, shpërthen Enca: S’kam dashnor në krah prandaj

Pas shumë muajsh që e kishte bërë të ditur se po punonte për videoklipin e ri, Enca më në fund dy ditë më parë publikoi këngën “Dua” e cila menjëherë pati një reagim të madh, shumë e pëlqyen e të tjerë e kritikuan për shkak të skenave të nxehta.

Artistët shpeshherë e mbështesin njëri-tjetrin duke i shpërndarë këngët e tyre, por këngën “Dua” nuk u pa ndonjë artist shqiptar ta shpërndante dhe lidhur me këtë Enca ka bërë sot një status.

Ajo shkruan se kolegët e urrejnë faktin se ajo është më e mirë se ata dhe në fund shton se ajo nuk ka një dashnor në krah prandaj.

“E dini pse këta artistët, kolegët nuk më kanë mbështetur kurrë? Sepse e urrejnë të më shohin më mirë se ata. Veçanërisht pa burrë ose dashnor në krah hahaha”, shkruan Enca.