Ema Andrea drejtoreshë e Teatrit Kombëtar?/ Fituesi dihet që tani – AlpeGossip
Ema Andrea drejtoreshë e Teatrit Kombëtar?/ Fituesi dihet që tani

Ema Andrea drejtoreshë e Teatrit Kombëtar?/ Fituesi dihet që tani

Aktualisht janë shpallur kandidaturat për Drejtorin e Teatrit Kombëtar. Në garë me Genci Fugën, Laert Vasilin e Hervin Çulin është dhe Ema Andrea. Në fakt Ema nuk ka qenë asnjëherë pjesë e kastit të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Për këtë ajo ka folur këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

“Mua personalisht nuk më kanë pranuar kurrë në Teatër Kombëtar. Vitet që kam mbaruar unë shkollën doja të emërohesha por për 1000 motive komuniste unë kam mbetur jashtë. Nuk kam qenë e patalentuar. Kam mbetur jashtë nga institucioni, nga drejtuesit dhe nga shumë artistë. Jam afër së vërtetës, 70 vjeç do i them të gjitha.

Unë nuk ëndërroj të jem drejtoreshë e asgjëje. Teatri vazhdon të jetë një formë e jashtme për të cilën nuk po bëhen ndryshime. Unë do të isha drejtoreshë teatri jo e politikës por e kam të humbur. Sepse pak ditë pas kandidaturës sonë ata që kanë në dorë përzgjedhëzin kanë shpallur krenarinë e tyre mbi administrimin e deritanishëm të Teatrit Kombëtar. Por unë nuk tërhiqem se nuk dua të thonë se iku për këtë arsye.”,- ka rrëfyer Ema.