VESHJET I KAPIN SHUMA MARRAMENDËSE/ Kësaj here Mozzik na surprizoi me këtë kombinim (FOTO) – AlpeGossip
VESHJET I KAPIN SHUMA MARRAMENDËSE/ Kësaj here Mozzik na surprizoi me këtë kombinim (FOTO)

VESHJET I KAPIN SHUMA MARRAMENDËSE/ Kësaj here Mozzik na surprizoi me këtë kombinim (FOTO)

Reperi Mozzik është një nga personazhet më të famshëm të showbiz-it shqiptar. Ai gjithashtu është dhe shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku me çdo postim që nxjerr arrin të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij dhe medias rozë.

Këtë herë nuk do të shkruajmë për diçka që vetë reperi ka postuar, por do të flasim për një postim të profilit ”What They Wearin” në Instagram. Profili i cili poston veshjet e VIP-ave dhe çmimet përkatëse të tyre, këtë herë ka postuar veshjen e Mozzik.

Nga foto që ata kanë publikuar duket se veshja e Mozzik është një veshje që dhe njerëz të tjerë jo të famshëm mund ta përballojnë. Sipas proflit ”What They Wearin” xhaketa e bardhë e ”Zara” kushton 60€, atletet ”Nike” kushtojnë 110€, ndërsa pulovra e bardhë e cila sërisht i përket ”Zara” kushton 40€.

Pra mesa duket, njësoj si Lori Hoxha dhe Mozzik di ti balancojë çmimet e veshjeve. Një herë kushtojnë ”qimet e kokës”, një herë tjetër mund ti blejmë dhe ne. /AlepGossip.al