Harrojeni fustanin e kuq, Kejvina kërcen me mbathje në “Xing me Ermalin” (FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni fustanin e kuq, Kejvina kërcen me mbathje në “Xing me Ermalin” (FOTO)

Harrojeni fustanin e kuq, Kejvina kërcen me mbathje në “Xing me Ermalin” (FOTO)

Dalja e parë e Kejvinës në “Xing me Ermalin” me fustanin e kuq me dy të çara anash që krijoi idenë se ajo nuk kishte veshur të mbathura, bëri shumë bujë. Emri i Kejvinës pushtoi mediat e rrjetet sociale dhe për shumë javë ishte në qendër të vëmendjes pikërisht për këtë arsye.

Sapo filloi që performanca e Kejvinës me fustanin e kuq të harrohej, velina e “Xing me Ermalin”, sot i ka bërë të gjithë të flasin.

Ajo dhe e ftuara Genta Ismajli kanë bërë një sfidë kërcimi. Teksa këngëtarja ishte veshur sportive, Kejvina nga ana tjetër dukej shumë seksi e veshur me të brendshme dhe pantallona, lart të cilave kishte nxjerrë mbathjet.

Ndryshe nga kërcimi sensual me fustanin e kuq, këtë herë Kejvina e dogji skenën duke kërcyer në stil “street dance”.