TRENDI MË I RI I VIP-AVE/ Victoria Beckham vesh këpucë 2 numra të mëdha – AlpeGossip
TRENDI MË I RI I VIP-AVE/ Victoria Beckham vesh këpucë 2 numra të mëdha

TRENDI MË I RI I VIP-AVE/ Victoria Beckham vesh këpucë 2 numra të mëdha

Ajo e kuron deri në detaj paraqitjen e saj duke qenë një stiliste me emër, por të enjten Victoria Beckham i çuditi të gjithë kur u fotografua me një palë këpucë dy numra më të mëdhenj.

45-vjeçarja mbante veshur një palë këpucë me takë ngjyrë jeshile neon, që i rrinin bosh në pjesën e thembrës.

Të paktën 2 cm hapësirë dallohej në fotot e publikuara nga Daily Mail. Megjithatë le të lëmë këpucët dhe të pranojmë se Victoria dukej shumë me stil e veshur me një bluzë të bardhe dhe xhinse të zeza.

Fotot e saj nga SHBA vijnë menjëherë pasi koleget e Spice Girls u shfaqën në Wembley në Londër të enjten mbrëma në koncert.

Victoria nuk ka pranuar të marrë pjesë në turin e tyre edhe pse ju uron shumë fat në këtë nismë pas kaq shumë vitesh.