OLTA GIXHARI TAKOI PARTNERIN FSHEHURAZI? Detajet që ‘nxorrën zbuluar’ aktoren – AlpeGossip
OLTA GIXHARI TAKOI PARTNERIN FSHEHURAZI? Detajet që ‘nxorrën zbuluar’ aktoren

OLTA GIXHARI TAKOI PARTNERIN FSHEHURAZI? Detajet që ‘nxorrën zbuluar’ aktoren

Olta Gixhari është ndër personazhet më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother.

Që nga nata e 24 dhjetorit, aktorja ka sjellë dinamika të ndryshme në lojë, duke qenë edhe nga personat më të kontestuar në lojë. Javën e shkuar, ajo ishte në një nominim të fortë me Armaldon dhe Kristit. Si asnjëherë më parë, verdikti i publikut do të merrej nga studio. Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi, duke u kthyer e para në shtëpi. Por duket se publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar. Por kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, u vu re se ajoishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar.

Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të. Kujtojmë se po atë mbrëmjen në shtëpinë e Big Brother, si surprizë kishte ardhur edhe mamaja e aktore. Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e Big Brother sepse po çmendej. Mamaja e saj i dha kurajo të bijës, duke i thënë se ajo është shumë mirë dhe se duhet të vazhdojë lojën. Sakaq, mamaja e Oltës i tha aktores se edhe burri i saj e ndjek, së bashku me të birin, Amarin, ndërsa i tha se Dori është shumë i kënaqur me lojën e saj deri tani dhe se ajo duhet të vazhdojë kështu. Mes lotëve dhe mallit, aktorja nuk ”harroi” ta pyeste për bashkëshortin, për Dorin se nëse është në Spanjë apo në Tiranë. Teksa i la një porosi që nuk u kuptua mirë, por që ndërhyri Arbana dhe ku i kërkoi që të përshëndeten. Por në faqen e ndryshme të Tik-Tok, kanë dhënë informacion se Dori në fakt ka qenë në Tiranë dhe në ato pak sekonda është takuar me të. Përforcimi për një takim mes dy partnerëve vjen edhe nga fakti se ajo ishte e para që shpëtoi nga televotimi, ajo ishte e dyta që u fut në shtëpi.

Fillimisht hyri Armaldo në shtëpinë, dhe vetëm pak minuta më pas, Olta u rikthye krejtësisht e lumtur në lojë, por këtë herë pa make-upin që u nis nga skena. Brenda lojës, aktorja e ka përmendur shpesh herë Dorin, partnerin e saj, si dhe historinë e tyre të dashurisë. “Jemi njohur në Madrid dhe puthjen e parë e dhamë në Romë. Lidhja jonë ka ardhur në mënyrë natyrale dhe unë madje mendoja se ai nuk do lidhej kurrë me mua. Është kursimtar nuk bën dhurata të shtrenjta Quhet Dori dhe është nga Tirana, profesionin nuk do e them. Nuk më thërret kurrë në emër. Nëse më thotë Olta ka diçka që nuk shkon. Vetëm dy herë e kam dëgjuar nga goja e tij emrin tim dhe se si jam ndjerë. Më ka vënë një nickname(epitet) me përkëdheli të padëgjuar ndonjëherë. Unë i thërras Dori. Nuk bëhet xheloz, unë nuk e di se si është xhelozia në një lidhje.”- rrëfeu Olta. “Ndodhi rastësia. Më pas shkuam së bashku në një qytet tjetër të Spanjës, po shumë romantik, ikëm me makinë.

Prishëm gjithë planet tona, edhe ata, edhe neve. Ishim të katërt miq. Teksa po hanim darkë ndodhi shkëndija e parë, isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë mua. Vazhdoja bëja si budallaqe, mendoja se do të pëlqente shoqen time. Isha e çmendur komplet, i thosha: Mos e lër, të lutem kape. Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim”, u shpreh Olta Gixhari gjatë bashkëbisedimit me disa nga banorët në BBV. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, partneri i saj dërgoi një letër brenda shtëpisë, me një mesazh për të gjithë banorët.

Në letrën e tij, përveç fjalëve për partneren Dori kishte zgjedhur të dërgonte mesazhe edhe për banorët e Big Brother Vip Albania. “Në garë kundërshtari respektohet”, tha ai ndër rreshta. Ndërsa aktorja u shpreh e emocionuar: “Se kisha besuar kurrë që do bëjë -publik zërin, jam gruaja më më fat në botë që kam një burrë si ti. Dua të të them që më mungon shumë, dhe në çdo hap, veprim kam shumë nevojë për ty, që nuk i kam. Nuk jetoj dot pa ty!”tha mes lotësh aktorja.