“SABRIU E BËRI TË QAJË”/ Gazetari shqiptar thumbon publikisht Flor Mumajesin (VIDEO) – AlpeGossip
“SABRIU E BËRI TË QAJË”/ Gazetari shqiptar thumbon publikisht Flor Mumajesin (VIDEO)

“SABRIU E BËRI TË QAJË”/ Gazetari shqiptar thumbon publikisht Flor Mumajesin (VIDEO)

Disa ditë më parë bëri bujë të madhe në media sherri mes Flori Mumajesit dhe Sabri Fejzullahut, pasi ky i fundit përmendi emrin e Florit teksa fliste për këngëtarët që i blinin klikimet.

Kaq mjaftoi që kantautori të shkruante një status të gjatë për Sabriun, duke i thënë të mos merrej me fjalët e grave. Kjo u kujtua edhe gjatë emisionit “Late Night Show” të Kastro Zizos, teksa ishte i futar gazetari i njohur Flavio Qarri.

Ndërkohë që flisnin për numrin e madh të ndjekësve në Instagram që kanë vipat shqiptarë dhe aludimet nëse janë apo jo të blerë, Flavio u shpreh:

“Sabri Fejzullahu e bëri për të qarë Florin. Shumë mirë bëri.”- u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka asgjë me këngëtarin, madje kishin pasur një miqësi të vjetër.

“Pinit bashkë?”- e pyet Kastro.

“Jo, pak, rrallë, se është e frikshme. Dikur ishte i fr.ikshëm Flori, të pije me Florin, sepse pinte shumë. Tani nuk e di, kam kohë pa ndenjur me Florin. E përshëndesim.”- thotë Flavio para kamerave.