”KE FJETUR ME RROBA?” Fansi e ironizon, Bleona ia mbyll mirë gojën – AlpeGossip
”KE FJETUR ME RROBA?” Fansi e ironizon, Bleona ia mbyll mirë gojën

”KE FJETUR ME RROBA?” Fansi e ironizon, Bleona ia mbyll mirë gojën

Bleona Qerreti është një ndër këngëtaret më të komentuara. Kjo për faktin se bukuroshja njihet për natyrën e saj ekstravagante si dhe veshjet provokuese.

Shpesh duke mos i lënë vend imagjinatës, Bleona ngacmohet prej faktit se pozon gjithnjë me shumë pak rroba veshur. Duke mos hezituar t’i publikojë në rrjetet sociale, ajo kritikohet nga fansat e shumtë që ka kudo në botë.

Ndërsa ditën e sotme ajo ka vendosur të postojë një foto e sapozgjuar nga gjumi. Mirëpo komenti i një prej fansave e ka acaruar artisten. Ai shkruan: “Ke fjetur me rroba?” Ndërkohë që Bleona nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe ka shkruar: “Pse mendon që fle e zhveshur? Mos ngatërro Bleonën e skenës me Bleonën e vërtetë”,-ka përfunduar ajo, duke i shtuar komentit disa ikona të qeshurash.