DORË PËR DORE/ Mc Kresha kapet mat me të dashurën bjonde – AlpeGossip
DORË PËR DORE/ Mc Kresha kapet mat me të dashurën bjonde

DORË PËR DORE/ Mc Kresha kapet mat me të dashurën bjonde

Që prej disa kohësh, në media po bën bujë lajmi se reperi i njohur Mc Kresha është në një lidhje. Ditë më parë, ai festoi ditëlindjen pranë të dashurës e më pas te spektakli i humorit ‘Klanifornia’ la të kuptohej se është i dashuruar.

Mirëpo, reperi preferon ta mbajë larg vëmendjes së mediave dhe publikut këtë romancë prandaj identiteti i vajzës nuk është bërë akoma i ditur. Gjithësesi kjo nuk e pengon Mc Kreshën që të dalë shëtitje me të dashurën sa herë që të mundet.

Vetëm së fundmi, ai është fotografuar dorë për dore me të gjatë një shëtitjeje në rrugët e qytetit. Vajza shihet se është bjonde por nga fotoja e kapur me shpinë nuk mund t’ia dallojmë fytyrën. Fotoja e tyre është siguruar nga “nZoom”.