DO TË NA FALENDERONI/ Mëso këtu si të lexosh dorën! – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Mëso këtu si të lexosh dorën!

DO TË NA FALENDERONI/ Mëso këtu si të lexosh dorën!

Nuk po e dëgjoni për herë të parë legjendën që thotë se ‘fati është i shkruar në duar’ apo jo?! Thuhet se vijat që gjenden në duar tregojnë gjithçka për ne dhe jetën tonë. Sa e vërtet është kjo? S’mund ta dimë kurrë, por s’humbisni gjë nëse mësoni ta lexoni.

Këshilla:

Filimisht zgjidhni dorën, por zgjedhja s’duhet të jetë e rastësishme. Për të lexuar mbi punën apo mënyrën si i prezantoheni botës, zgjidhni dorën që përdorni më shumë. Ndërsa për lidhjet, ëndërrat ose problemet emocionale, shihni dorën tjetër. Nesë nuk i dalloni mirë vijat e dorës, mbylleni pakëz pëllëmbën dhe shiheni nën dritë të fortë.

Mbani mend se nëse një vijë është më pak e dukshme, do të thotë se ka nevojë për veprim në atë fushë të jetës. Ndërkohë një vijë e thellë, do të thotë se karakteristikat e lidhura me të janë të forta dhe të zhvilluara mirë.

Vija e kokës 

Nëse keni një:
1. Vijë të shkurtër (që mbaron rreth mesit të pëllëmbës)-Tregon se jeni mendimtar i shpejtë dhe që arrini në përfundime  pa e zgjatur shumë.
2. Vijë të gjatë e të drejtë (që zgjatet përgjatë pëllëmbës drejt gishtit të vogël)-Analizoni shumë. Shpesh e gjeni veten duke menduar e stërmenduar të njëjtën gjë para se të merrni një vendim.
3. Vijë që ndahet në dy pjesë-I ndjeshëm ndaj të tjerëve. Mund t’a ndryshoni shpesh mendjen.
4. Vijë  të gjatë dhe  e harkuar (që zbret drejt këndit të poshtëm të pëllëmbës)-Jeni mendimtar kreativ që që mund të mendoni shumë zgjidhje të mundshme për një situatë.

Vija e zëmrës 

Nëse keni një:
1. Vijë të gjatë  e të drejtë (që mbaron poshtë gishtit tregues si në figurë)-Jeni racionalë dhe analizues, që i merrni gjithnjë në konsideratë ndjenjat e të tjerëve dhe njerëzit ju vlerësojnë për këtë.
2. Vijë të shkurtër e të drejtë (që mbaron midis gishtit të mesit dhe atij tregues)-Ju keni nevojë për lirinë tuaj. E tregoni dashurinë më shumë nëpërmjet veprimeve sesa fjalëve.
3. Vijë e gjatë e harkuar (harkohet lart drejt bazës së gishtit të mesit)-ju drejtojnë pasionet dhe dëshirat tuaja, dhe nuk ju intereson kush e di këtë.
4. Vijë e shkurtër e harkuar (harkohet lart gati 1cm nën bazën e gishtit të mesit)-jeni të rezervuar dhe preferoni grupet e vogla ndaj atyre të mëdha. Mund të hapeni nëse jeni vetëm me një person tjetër.
5. Vijë me dy ose më shumë X-e në pjesën dalëse të pëllëmbës-Keni përjetuar një tradhëti të madhe.
6. Vijë që ndahet në dy pjesë-Keni zakon t’i anashkaloni emocionet tuaja duke i kushtuar më shumë rëndësi nevojave të të tjerëve.

Vija  e jetës (The Life Line)

Nëse keni një:
1. Vijë të gjatë (që harkohet rreth muskulit të gishtit të madh dhe përfundon në bazën e pëllëmbës si në figurë)-jeni një shkëmb i fortë ku njerëzit mbështeten në situata të vështira.
2. Vijë të shkurtër (që mbaron rreth mesit të pëllëmbës)-Kur gjërat bëhen të vështira, të qëndruarit i zënë me punë ju bën të ndiheni të sigurt e të mbrojtur.
3. Vijë e zbehtë-Ju duhet të qetësoheni herë pas here. Joga, meditimi, ecja ose edhe lojrat do t’ju bëjnë mirë.
4. Vijë e thyer-Çdo thyerje në vijë përfaqëson një eksperiencë traumatike që ka ndikuar edhe në vendimmarrjen tuaj.