PËRBALLJA E ASHPËR SHQIPE-TEA/ Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të “Për’puthen” (FOTO) – AlpeGossip
PËRBALLJA E ASHPËR SHQIPE-TEA/ Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të “Për’puthen” (FOTO)

PËRBALLJA E ASHPËR SHQIPE-TEA/ Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të “Për’puthen” (FOTO)

Pas gati 9 muajsh, “Për’puthen” përfundoi rrugëtimin ditën e djeshme duke finalizuar të gjitha dashuritë në program. Dy çiftet e fundit që kishin ngelur ishin Ola-Murat dhe Aristela-Princ. Këta dy të fundit vendosën të dilnin beqarë nga emisioni, pasi Aristela tha se nuk ka ndjenja të forta për Princin. Ndërsa Ola pranoi propozimin e Muratit për të dalë çift dhe të dy madje thanë se do nisin bashkëjetesën.
Pjesa tjetër e djemve që nuk arritën të krijonin një lidhje u përshëndetën me publikun dhe u larguan të vetëm. Mirëpo, “Për’puthen” nuk do të përfundojë me kaq, sepse javës tjetër do të ketë një rikthim. Në përfundim të emisionit, Bora lajmëroi se të gjithë personazhet do të ribashkohen edhe një herë në studio për të diskutuar gjithë temat që kanë lënë pezull dhe për të treguar se si po vazhdon jeta e tyre pas daljes nga emisioni.

Përballja e parë duket se do të jetë mes Shqipes dhe Teas, dy vajzat që kanë pasur diskutimet më të forta në “Për’puthen” dhe që janë parë gjithmonë si “armike të përbetuara” të njëra-tjetrës. Autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga përballja e tyre, që duket se është sërish mjaft e ashpër. Vajzat diskutojnë me tone të larta për çështjen e seksualitetit të Gracianos, ish-konkurrentit që Shqipja i doli publikisht kundër.

“Kështu nis Për’puthen reunion të hënën. Përballje, pengje, pajtime… 6 ditë me Për’puthen reuinon”, shkruan Muhameti në postim.