“ME MASKË DHE E VESHUR ME…”/ Lori Hoxha sapo na tregoi me këtë FOTO look-un e saj më të shëmtuar – AlpeGossip
“ME MASKË DHE E VESHUR ME…”/ Lori Hoxha sapo na tregoi me këtë FOTO look-un e saj më të shëmtuar

“ME MASKË DHE E VESHUR ME…”/ Lori Hoxha sapo na tregoi me këtë FOTO look-un e saj më të shëmtuar

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Së fundmi, dikush ishte kurioz të mësonte cili ishte look-u më i shëmtuar i Lori Hoxhës, duke qenë se e shohim gjithmonë të kuruar në ekran.

Ndaj, Lori nuk ngurroi të tregonte pamjen gjatë ditëve të izolimit nga Covid-19 (dhe sa mirë e kuptojmë).

Blogerja kishte pozuar në ashensor, me maskë në fytyrë dhe e veshur me një bluzë të gjerë.

Megjithëse na duket shumë normale, Lori e ka cilësuar këtë look si më të keqin e saj (duke pasur parasysh sa mirë kombinohet çdo herë).

Prej muajsh po përflitet se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari mund të jeni rikthyer bashkë. Ose ndoshta mund të mos jenë ndarë kurrë. Ku i dihet!

Kohë më parë, ndjekësit e tyre vunë re se Lori dhe Visi kanë veshur të njëjtën bluzë. Një bluzë e zezë me të njëjtin model e veshur në një hark kohor prej pak ditësh nga njëri-tjetri i ka bërë shumë persona të dyshojnë se Lori dhe Visi janë sërish çift.

Nuk dimë të themi me siguri se çfarë ka mes tyre pasi ekziston edhe mundësia që të kenë mbetur miq. Lori dhe Visi janë treguar shumë të rezervuar. Ata nuk folën kurrë për lidhjen e tyre dhe në rrjete sociale po ashtu tregoheshin të rezervuar, por fotot në vende të përbashkëta gjithmonë i “tradhtonin” dhe zbulonin hapur se ata ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri.