NUK DUROI DOT MË/ Emina Cunmulaj tregon të vërtetën e hidhur të bashkëshortit miliarder (FOTO) – AlpeGossip
NUK DUROI DOT MË/ Emina Cunmulaj tregon të vërtetën e hidhur të bashkëshortit miliarder (FOTO)

NUK DUROI DOT MË/ Emina Cunmulaj tregon të vërtetën e hidhur të bashkëshortit miliarder (FOTO)

E keni vërë re në ekranet shqiptare?! Të gjithë i urojnë vetes, ose një mikeshe të marrë një burrë si ai i Emina Cunmulajt. Pra që të jetë pakëz multimiliarder, asgjë e madhe domethënë.

Mirëpo, si ndihet vetë supermodelja shqiptare që ka një bashkëshort shumë të suksesshëm?!

Më herët, nëpër intervista kemi dëgjuar vetëm fjalë të mira nga Emina për bashkëshortin, ndërsa sot në “Instagram”, ajo tregoi të vërtetën e hidhur. Problemi i madh është se Sam nuk ka shumë kohë që t’i dedikohet asaj dhe familjes, pasi bizneset e panumërta e thërrasin.

“Eja më tako në zyrë, më tha. Erdha dhe e dini ç’ndodhi?! Ai është të gjithë kohës në telefon, ndërsa televizori është me zë të lartë tek lajmet. Unë rri vetëm ulur dhe e shoh” – u shpreh Emina Cunmulaj e inatosur.

Gjithsesi, një pjesë të mirë të ditës së sotme Sam Nazarian ia dedikoi familjes së tij dhe festuan së bashku.