“REKORD BOTËROR”/ Njihuni me të porsalindurin mahnitës 6,7 kilogramsh (FOTO) – AlpeGossip
“REKORD BOTËROR”/ Njihuni me të porsalindurin mahnitës 6,7 kilogramsh (FOTO)

“REKORD BOTËROR”/ Njihuni me të porsalindurin mahnitës 6,7 kilogramsh (FOTO)

Foshnja Ali vendosi një rekord të ri botëror duke ardhur në jetë me peshë 6,7 kilogramë, dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

Nëna dhe foshnja janë në gjëndje të mirë.

Ai nuk ishte fëmija i parë i vitit 2019, por mund të ketë qenë më i shëndoshi për vitin 2018. Ndërsa shumica e foshnjave janë lindur mesatarisht 3,5 kilogramë, Ali theu rekordin në spitalin ”Memorial Arlington” në Teksas, me dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

“Nuk e prisnim 6,7 kilogramë”, theksoi nëna e saj për ”USA Today”.

Aliu u lind më 14 dhjetor dhe u kthye në shtëpi më 19 dhjetor, pasi kaloi disa ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit për sheqer të ulët në gjak.

“Ai është vetëm një djalë i shëndetshëm, vetëm pak më i madh se sa e prisnim”, theksoi babai i djalit, Eric Medlock për CNN.