Çifti i njohur dhe shumë i dashur i showbizzit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë postuar përsëri ditën e sotme foto me vajzën e tyre Luna Mari.
Që nga ardhja në jetë e të voglës dyshja kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kanë nguruar t’u tregojnë ndjekësve herë pas here Lunën teksa rritet e shëndeshme me dy prindërit.
Në foto shihet çifti teksa mbajnë në krahë vajzën dhe duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.
Vetë moderatorja Kiara Tito ka zgjedhur ta etiketojë postimin me mbishkrimin “Ejllat”.
Kujtojmë që dyshja e famshme filliuan një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip. Ata e kurorëzuan lidjen e tyre në martesë në finale e atij edicioni ku Luizi u shpall edhe fitues.
1 vitë pas daljes nga shtëpia e famshme Kiara dhe Luizi sollën në jetë Lunën, në këtë kohë që flasim e vogla e tyre është vetëm 3-muajshe.














