PAMJET/ Këngëtari shqiptar dhunon bashkëshorten modele ‘live’ në TikTok pas debateve – AlpeGossip
PAMJET/ Këngëtari shqiptar dhunon bashkëshorten modele ‘live’ në TikTok pas debateve

PAMJET/ Këngëtari shqiptar dhunon bashkëshorten modele ‘live’ në TikTok pas debateve

Fero dhe Arbenita Ismalji janë më aktive se kurrë në rrjetet sociale së fundmi, sidomos në TikTok, teksa cifti futet shpesh në video-t “live” për fansat e tyre, ndonjëherë edhe me persona të tjerë, ku kryejnë edhe sfida të ndryshme. Në fakt, ata jetojnë në një shtëpi dhe video-t i bëjnë nga dhoma të ndryshme, ndërsa “live”-i i ditës së djeshme tërhoqi mjaft vëmendje pasi pati disa zënka mes tyre.

Fillimisht ishte modelja ajo që debatoi me partnerin, i cili ndau një informacion me publikun të cilin Arbenita nuk donte që ta dëgjonin të gjithë, ndërsa një moment që po bëhet viral së fundmi shfaq reperin teksa tregohet i dhunëshëm me të.

Kështu, Fero duket i acaruar kur Arbenita nuk sheh që pas saj, shfaqet mamaja e tij (vjehhra e saj) në video dhe pas sekonda më pas, modelja braktis pozicionin e saj dhe shkon në dhomën e partnerit, ku ai shfaqet duke e goditur. Në video nuk dallohet qartë nëse godet direkt modelen, apo e godet me dicka (hedh dicka në drejtim të saj), por duket mjaft qartë që është nervoz dhe tenton edhe t’i thotë dicka.
Të shumë kanë qenë fansat që e kanë quajtur dhunë gjestin e Feros dhe atë vetë “dhunues”, megjithatë nga pamjet mund të gjykoni vetë gjithcka.

VIDEO