“NUK KE PSE MERR NË KURRIZ…”/ Letra që i shkroi mami Beatrixit: Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse Donaldi… – AlpeGossip
“NUK KE PSE MERR NË KURRIZ…”/ Letra që i shkroi mami Beatrixit: Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse Donaldi…

“NUK KE PSE MERR NË KURRIZ…”/ Letra që i shkroi mami Beatrixit: Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse Donaldi…

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP”, Donaldi dhe Beatrix, janë përballur me komentet e opinionistëve në lidhje me historinë e tyre të dashurisë.

Këngëtarja e njohur ishte shumë në siklet dhe vendosi që t’i kërkonte falje Bora Zemanit, e nga ana tjetër konfirmoi edhe njëherë ndjenjat e saj për Donaldin. Pas kësaj, Trixa ka marrë edhe një mesazh të qartë nga nëna e saj për gjithçka po ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nëna e Beatrix i thotë se i bëhet zemra mal kur e sheh se sa e lumtur është pas shumë kohësh, por bekimin e plotë do ta marrë vetëm kur Donaldi të thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Mesazhi për të bijën është që të mos marrë në kurriz problemet e të tjerëve.

“Nuk ke pse merr në kurriz problemet e të tjerëve”/

“Beba jeme, sa më ka marrë malli për ty vetëm zemra ime e di. Të gjithë jemi shumë mirë. E di që ke nevojë të dëgjosh këtë. Të ndjek nga kudo që shkoj. Kam qarë e kam qeshur bashkë me ty. Ti e di sa vështirësi kam kaluar në jetë dhe kam qarë vetëm nga dashuria që më falni ti e Albani.

Jeta është shumë e shkurtër, gëzoni, lumturoni, falni, jetoni fort dhe bindshëm se frymën e fundit ta jepni me buzëqeshje se ashtu donit të jetonit. Të kam parë afër me Donaldin, më bëhet zemra mal kur të shoh dhe kuptoj që je e lumtur pas kaq shumë kohësh. Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz të problemet e të tjerëve. Të dua në çdo formë e në çdo ngjyrë që ke”, është letra e nënës së Beatrix, Antigone Ramosaj.

“Nuk ke pse merr në kurriz problemet e të tjerëve”/