Ja çfarë duhet të dini për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet ndërmarrë për të qenë të sigurt këtë verë, transmeton lajmi.net.
Temperatura e lartë e trupit
Nëse temperatura e trupit arrin deri në 39 gradë celsius, mund të jeni duke u rrezikuar nga goditja nga i nxehti.
Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.
Dhimbjet e muskujve
Njohur ndryshe si krampet e të nxehtit, kjo është një nga simptomat e para të problemeve gjatë stërvitjes të lidhura me të nxehtin. Kështu, ju keni të ngjarë të përjetoni ngërçe të dhimbshme, sidomos në këmbë, krahë ose pjesën e barkut.
Mungesë djerse ose djersitje e tepërt
Përballja me të nxehtin çon trupin në dy ekstreme sekrecioni: djersitje e tepërt apo mungesë e kësaj të fundit. Kjo ndodh për shkak se trupi humb kontrollin mbi temperaturën e brendshme.
Marramendje ose vështirësi në të ecur
‘Goditja’ nga i nxehti shkakton ç’rregullim të sistemit nervor qendror, që rezulton më pas tek marramendja ose pamundësia për të ecur.
Dhimbje therëse koke
Kjo lloj dhimbjeje në pjesët ndër më të rëndësishme trupore është një tjetër simptomë e zakonshme e goditjes së tru. Kjo simptomë shfaqet kryesisht si pasojë e dehidratimit.
Rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje
Zemra vendoset nën një presion të madh si pasojë e temperaturave të larta. Ajo duhet të pompojë më fort dhe më shpejt, për t’u siguruar që sistemet e ftohjes së trupit të funksionojnë siç duhet për të mbajtur të balancuar temperaturën e trupit. Kjo rezulton edhe në probleme me frymëmarrjen.