“VAJZAT MUND T’IA DALIN…”/ “Sfidën” e Marina Vjollcës në daljet në ekran gjatë pandemisë e kuptojnë të gjitha gocat (FOTO) – AlpeGossip
“VAJZAT MUND T’IA DALIN…”/ “Sfidën” e Marina Vjollcës në daljet në ekran gjatë pandemisë e kuptojnë të gjitha gocat (FOTO)

“VAJZAT MUND T’IA DALIN…”/ “Sfidën” e Marina Vjollcës në daljet në ekran gjatë pandemisë e kuptojnë të gjitha gocat (FOTO)

Përgjatë ditëve të izolimit, shumë emisione u mbyllën përkohësisht, në pamundësi për të zbatuar rregullat e vendosura për televizionet. Por, “Klanifornia” e gjeti një zgjidhje.

Me Marina Vjollcën të vetme në skenë, numrat e humorit ishin realizuar jashtë ambienteve të studios, duke u transmetuar kështu në përputhje me masat e ndërmarra. Gjatë këtyre të shtunave, Marina dukej tejet në formë dhe e kuruar, por kjo nuk paska qenë aspak e lehtë.

Moderatores i është dashur të grimohet vetë dhe këtë e ka zbuluar në intervistën e fundit në “Jo vetëm modë”. Ka qenë kjo arsyeja pse ditët e fundit, Marina ka shprehur gjithë entuziazmin e mundshëm lidhur me ‘ribashkimin’ me Arbër Bytyqin. Ky i fundit është emri besnik të cilit si Marina, ashtu dhe Luana i besojnë pamjen e tyre në daljet televizive e jo vetëm.

“Pjesën e makeup-it gjithnjë e kam realizuar vetë, që nga momenti i pandemisë. Të gjithë e dinë që unë kam ekipin tim, që kujdesen për grimin dhe flokët e mija, por nga pamundësia, mbyllja e kufijve, u detyrova që nga halli, tentova ta bëja për herë të parë vetë. Ok më eci diçka mirë dhe thashë për inerci po e vazhdoj deri në fund”, është shprehur Marina. Eh, nuk thonë kot që vajzat mund t’ia dalin të bëjnë çdo gjë vetë!