PASI U ZGJODH PREZANTUES I OSCARIT/ Njerëzit i bëjmë gjëmën aktorit dhe e detyrojnë të heqë dorë – AlpeGossip
PASI U ZGJODH PREZANTUES I OSCARIT/ Njerëzit i bëjmë gjëmën aktorit dhe e detyrojnë të heqë dorë

PASI U ZGJODH PREZANTUES I OSCARIT/ Njerëzit i bëjmë gjëmën aktorit dhe e detyrojnë të heqë dorë

Vetëm tre ditë pas emri i tij u bë publik, komediani dhe aktori Kevin Hart ka hequr dorë nga prezantimi i “Oscar 2019”. Arsyeja? Polemika që rinisi mbi një postim në Twitter rreth homoseksualëve.

Në 2010-n Kevin u shpreh se, nëse mund ta ndalonte djalin e tij që të bëhej homoseksual, do ta bënte.

 

“Një nga frikat e mia më të mëdha është që djali im të bëhet homoseksual”, u shpreh gjatë një interviste tetë vite më parë.

Një vit më pas, në 2011-n, ai bëri disa statuse që ishin shumë ofenduese për komunitetin LGBTQ.

Ndërsa njerëzit i kthyen në vëmendje komentet e tij, ai u shpreh dje se nuk donte të ishte një shqetësim dhe se i vinte keq që kishte lënduar njerëzit.

Hurt u njoftua të martën se ishte përzgjedhur për të prezantuar mbrëmjen më të rëndësishme të vitit për filmat.

Kevin Hart u shpreh se prezantimi i Oscar-it kishte qenë një qëllim i tij për një kohë të gjatë. Por vendosi të heqë dorë për shkak se nuk do që të krijojë problematika në një natë që do festohet nga artistë të talentuar.

“Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit LGBTQ për fjalët e mia të së kaluarës”, u shpreh aktori.