“NDJEJ DETYRIM…”/ Reagojnë bashkëpunëtoret e ‘Binjakët Show’: Super mashtrime! – AlpeGossip
“NDJEJ DETYRIM…”/ Reagojnë bashkëpunëtoret e ‘Binjakët Show’: Super mashtrime!

“NDJEJ DETYRIM…”/ Reagojnë bashkëpunëtoret e ‘Binjakët Show’: Super mashtrime!

Konflikti i Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira është diskutuar gjatë si brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, ashtu edhe në publik, apo nga vetë personat e përfshirë në konflikt.

Një nga këto ka qenë dhe pikërisht regjisori i “Binjakët Show”, spektaklit në të cilën Donaldi dhe Einxhel kanë bashkëpunuar për një kohë të shkurtër.

Romeo Veshaj ka ripostuar një ‘story’ të Kreshnik Saraçit, i cili është shprehur se arsyeja pse janë shkëputur marrëdhëniet profesionale me Einxhel ka qenë mungesa e korrektësisë në orare nga ana e saj.

“Kam qenë regjisor i ‘Binjakët Show’. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në ‘Big Brother Albania VIP’, ndjej detyrimin të mbaj një qendrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfare thuhet duhet përtypur! Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret! Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”- ka sqaruar ai.

Nga ana tjetër, ka reagur edhe Sara Gjordeni, e cila ishte gjithashtu ajo që ka bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre.

Ajo akuzoi Einxhel për mashtrim, duke thënë se e gjithë familja e Donaldit është treguar korrekte, ndërkohë që Einxhel, sipas saj, kudo që ka punuar ka krijuar konflikte, sherre dhe shumë pakënaqësi.