“NUK KISHIN BESIM”/ Familja nuk e mbështeti Kelvi Kadillin për të qenë në ekran (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK KISHIN BESIM”/ Familja nuk e mbështeti Kelvi Kadillin për të qenë në ekran (VIDEO)

“NUK KISHIN BESIM”/ Familja nuk e mbështeti Kelvi Kadillin për të qenë në ekran (VIDEO)

 

Kelvi Kadilli u bë i njohur për publikun për natyrën e tij pa komplekse, të cilën e tregonte sa herë shfaqej në ekran. Kjo ndikoi që të rritej profesionalisht dhe të bëhej një gazetar e moderator i suksesshëm.

Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai ka treguar se familja nuk ka qenë shtysë për të arritur këtu. Madje, ata nuk e besonin se mund të arrinte kaq shumë dhe donin që të bëhej ekonomist apo avokat.

Kelvi Kadilli: Jam rritur në një familje që nuk është se kanë patur besim shumë për faktin se do bëhesha ky që jam sot. S’më kanë dhënë besim jo se donin të më bënin mua keq, por sepse ata mendonin se ishte më e mira për mua. Kam qenë kreativ që i vogël. Pikturoja, këndoja pafund. Nëse nuk kisha vëmendje, çmendesha. Akoma e kam atë. Kur nuk kam vëmendje, më kap ankthi, them nuk bën kështu. Ka të bëj dhe fakti që jam rritur me 3 mama. Kam bërë atë që kam menduar se është më e mira. Babai ime donte që të bëhesha ekonomist ose avokat. Jo se ka ndonjë gjë të keqe për tu bërë, por nuk do isha i kënaqur ashtu.