Princesha e Arabisë Saudite, Hayfa Bint Abdullah el Saud është bërë imazh i revistës “Vogue”, edicion i Arabisë Saudite.
Ajo është e bija e mbretit Abdullah, i cili u nda nga jeta vitin e shkuar.
Princesha ka pozua në një makinë dhe publikimi i kësaj poze i paraprin lejimit të drejtimit të makinave nga ana e femrave në Arabinë Saudite.
Dalja e një princeshe në kopertinat e revistave, si një modele, është një ngjarje e rrallë për botën arabe.