Këshilla nga dermatologët: Çfarë të bësh për lëkurën tënde pasi je “pjekur në diell” – AlpeGossip
Këshilla nga dermatologët: Çfarë të bësh për lëkurën tënde pasi je “pjekur në diell”

Këshilla nga dermatologët: Çfarë të bësh për lëkurën tënde pasi je “pjekur në diell”

Është normale të ndodhë të digjeni nga dielli në plazh! Mbase nuk jeni kujdesur sa duhet ose keni lëkurë delikate ndaj ndodh që lëkura juaj të “shkatërrohet” për disa ditë.

Por pas kësaj dhimbje duhet të kujdeseni për lëkurën që ta merni veten sa më shpejt dhe sipas dermatologëve duhet të ndiqni këto këshilla:

1.Shmangni veshjet e ngushta

Në orët e para pas një djegieje, lëkura juaj duhet të marrë frymë.Trupi juaj në ato momente është në përpjekje t’i përgjigjet traumës duke rritur qarkullimin e gjakut në zonë për të ndihmuar në shërimin e lëkurës, kështu që veshjet e ngushta nuk duhen.

Vishni rroba të lirshme, që të shmangni inflamimin e mëtejshëm të lëkurës që mund të shkaktojë enjtje dhe flluska.

2.Merrni ilaçet e duhura

Kur kuptoni se keni djegie nga dielli, është e rëndësishme të merni një anti-inflamator si Advil ose Aleve. Kjo është ndoshta një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur skuqjen dhe dhimbjen e djegies nga dielli. Vazhdoni të merrni tabletat sipas nevojës gjatë dy ditëve të para.

3.Rezistojini tundimit për të plasur flluskat e krijuara

Ju mund të tundoheni, por jo nuk duhet ta bëni. Duke hapur ato flluska, po humbisni pengesën mbrojtëse natyrore që trupi juaj ka formuar dhe ekspozon lëkurën e re tek infeksionet potenciale.

Në vend të kësaj lyjini me qumësht dhe akull, pa fërkim! Qumështi do të zbutë inflamacionin, ndërsa temperatura e ftohtë ul kontraktimin e enëve të gjakut, kështu që do të jeni më pak të skuqur dhe të fryrë.

4.Flluskat plasen vetë

Kur flluskat plasen vetë shmangni fërkimin ose kruarjen e asaj shtrese.

Edhe pse ndoshta nuk e besoni, por lëkura që mbetet e varur nga flluskat vepron si një pengesë e natyrshme për të mbrojtur lëkurën e dëmtuar. Kur lëkura të bjerë vetë ju duhet të lyheni me një krem të mbushur me ceramide dhe lipide. Mjekët rekomandojnë një hidratues të butë dhe të pandryshuar që nuk përmban naftë, lidokainë ose benzokainë, pasi ato mund të jenë shumë irrituese për lëkurën e djegur.

Gjithashtu mirë është të shmangni çdo produkt anti-rrudhë si retinoids, acidet glycolic dhe tonikët.

5.Bëni një vaskë kimike

Shtoni disa përbërës në ujë si vaji i livandës , sode buke (ndihmon me acarim dhe skuqje), dhe uthull molle (vepron si një anti-inflamator i ditës).

6.Qëndroni të hidratuar

Djegiet e diellit mund të çojnë në dehidratim kështu që të pini shumë ujë në orët e para pas djegies fillestare. Shmangni pijet me sheqer dhe alkool, të cilat do t’ju dehidratojnë edhe më shumë.

7.Merrni masa të forta

Nëse i keni provuar të gjitha hapat e mësipërm dhe vazhdoni të ndjeheni sikur jeni në zjarr, merrni në konsideratë medikamentet e forta. Një krem hidrokortisone do të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe do të lehtësojë përkohësisht dhimbjen.