A NDIKON DIELLI NË PSIKIKËN TONË? Ekspertët japin përgjigjen – AlpeGossip
A NDIKON DIELLI NË PSIKIKËN TONË? Ekspertët japin përgjigjen

A NDIKON DIELLI NË PSIKIKËN TONË? Ekspertët japin përgjigjen

Me gjithë këto aktivitete elektromagnetike që na vijnë nga dielli, fushat tona elektromagnetike mund të “përzihen” shumë. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, shkencëtarët kanë vënë re që ekziston një lidhje mes shpërthimeve e flakadanëve diellorë dhe gjendjes sonë.

Efektet solare

Instituti për problemet e ekologjisë industriale kanë përcaktuar që aktivitetet gjeomagnetike kanë treguar tri kulmet sezonale të aktivitetit solar, të cilat kanë ndodhur rregullisht ç’do 24 vjet (nga marsi deri në maj e përsëri nga korriku deri në tetor). Secili nga këto kulme ka përkuar me rritjen e ankthit, depresionit, çrregullimeve bipolare dhe vetëvrasjeve.

Një nga shpjegimet e lidhjes mes maksimumit të aktivitetit solar dhe sjelljes së njerëzve është që stuhitë solare shkatërrojnë balancimin e ritmit tonë cirkadian (ritmi i brendshëm i aktiviteteve ditore karakteristik për të gjithë organizmat e gjallë përveç baktereve).

Gjëndra pienale – Epifiza në trurin tonë nën ndikimin e aktivitetit elektromagnetik shkakton prodhim më të vogël të melatoninës. Melatonina në tru ndikon si “relaksues” apo qetësues, respektivisht krijon veprim relaksues dhe kështu na ndihmon që të flemë. Por për shkak të anomalisë elektromagnetike sasia e reduktuar e melatoninës ndikon në pagjumësi, depresion, shqetësime.

“Sistemi rregullator cirkadian varet nga përsëritja e stimujve nga mjedisi të cilat rregullojnë apo përshtatin orët tona të brendshme. Fushat magnetike mund të jenë nga ato ndikimet nga mjedisi”,thotë psikiatrja Kelly Posner nga Universiteti Columbi