PËRGATITUNI/ Tayna premton surpriza për këtë vit: Dua të qaj…(FOTO) – AlpeGossip
PËRGATITUNI/ Tayna premton surpriza për këtë vit: Dua të qaj…(FOTO)

PËRGATITUNI/ Tayna premton surpriza për këtë vit: Dua të qaj…(FOTO)

Mund të themi padyshim se reperja Tayna ishte një nga fenomenet e muzikës në vitin 2018. Ajo publikoi disa këngë, që u kthyen në hite në një kohë shumë të shkurtër dhe sot numërojnë me miliona klikime. Tayna ka premtuar se do të vazhdojë të punojë fort dhe është shumë e sigurt që 2019 do të jetë viti i saj. Reperja nuk ka publikuar ende asnjë këngë për këtë vit, por siç duket ajo ka gati disa projekte, që sipas saj do të kenë shumë sukses. Tayna ka publikuar në ‘Instastory’ një video të shkurtër të një boksi, por nuk dëgjohet asnjë muzikë në sfond duke dashur ta lërë gjithçka surprizë. “Nuk e di domethënë.. 2019 është viti im betohem…prisni dhe shikoni. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Dua të qaj”, – ka shkruar Tayna bashkangjitur videos.

Nuk dihet se çfarë ka rezervuar reperja për këtë vit, por me siguri pas kësaj deklarate fansat e saj do të jenë sy e vesh duke pritur surprizat e saj.