“MË SHUMË RRI NË AJËR SE NË TOKË”/ Arbana ngacmon Xhemin publikisht (FOTO) – AlpeGossip
“MË SHUMË RRI NË AJËR SE NË TOKË”/ Arbana ngacmon Xhemin publikisht (FOTO)

“MË SHUMË RRI NË AJËR SE NË TOKË”/ Arbana ngacmon Xhemin publikisht (FOTO)

Marrëdhënia mes Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut në Instagram është tipike e raportit mes dy shoqeve të ngushta.

Shpeshherë vajzat ngacmojnë apo thumbojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale, duke publikuar foto  që normalisht do mendoheshin 100 herë para se ti postonin apo duke shkruar nga një koment pikant.

Pak orë më parë Xhemi ka publikuar një foto nga provat e “Portokalli” në të cilën po përgatit një kërcim bashkë me Ledian Agalliajn, balerinin e trupës së baletit Top Channel.

Lediani e ka ngritur peshë Xhemin e cila ka marrë  qëndrimin e një balerine profesioniste.Menjëherë pasi ka parë foton nuk ka munguar komenti i Arbanës:“Më shumë rri në ajër se në tokë vallaj.”,- shkruan Arbana.Mbas veseve tregove dhe ku rri zakonisht”,- i është përgjigjur Xhemi.

Xhemin tashmë e mësuar me batuta di se si t’ja kthejë përgjigjen Arbanës e cila gjithnjë është kujdesur ta nxjerrë në mënyrën më të çuditshme të mundshme mikeshën e saj.