PAK PARA EUROVISIONIT/ Jonida Maliqi po bën namin në mediat e huaja (FOTO) – AlpeGossip
PAK PARA EUROVISIONIT/ Jonida Maliqi po bën namin në mediat e huaja (FOTO)

PAK PARA EUROVISIONIT/ Jonida Maliqi po bën namin në mediat e huaja (FOTO)

Në muajin maj Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, e cila do të performojë me këngën e suksesshme “Ktheju tokës”.
Festivali do të mbahet në Tel Aviv dhe gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”, përveç pjesëmarrësve të tjerë, ka prezantuar me superlativa të mëdha këngëtaren shqiptare.

“Izraelisot.com” ka përkthyer në shqip versionin hebraisht të shkrimit me titull “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion”.

“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në Festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticionin më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell në stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e “The Voice” në Shqipëri”- shkruhet në gazetën izraelite.