Marsela Çibukaj dhe i dashuri i saj, Vitmar Basha, konkurrojnë të dy në këtë edicion të “Këngës Magjike.” Rastësisht (ose jo), të dy i prezantuan këngët në natën e parë gjysmëfinale. Vitmari performoi i pari me “Largoji retë,” ndërsa Marsela pas tij, me “Thërrime dashurie.”
Teknikisht, janë të dy në garë, por vetëm për sa kohë janë në skenë. Në prapaskenë, janë një çift i dashuruar, që mbështet njëri-tjetrin. Ai i do më të mirën, asaj. Ajo i do më të mirën atij.
Profili i festivalit në Instagram publikoi një foto kaq të ëmbël të dyshes. Marsela, me fustan dhe buzë çiklaminë, është ulur në prehërin e Vitmarit. Natyrisht, shkëmbehet një puthje. Ç’tjetër gjë mund të bëhet.
Marsela dhe Vitmari postojnë shpesh foto bashkë, po zor të kenë më të bukur se kjo.
Gjithashtu me shumë rëndësi, Marsela si u dobësove???