Emisionet televizive, pavarësisht përdorimit gjithnjë e më të madh të telefonit, vazhdojnë të ndiqen mjaft nga publiku shqiptar.
Në mëngjes, drekë pasdite e mbrëmje, ato mbushin kohën e lirë të teleshikuesve të cilët i shohin si një mundësi e mirë çlodhjeje, argëtimi e informimi.
Por ashtu si çdo e mirë e ka dhe një të keqe, edhe tek emisionet ka diçka që çalon për teleshikuesit.
Bëhet fjalë për publicitetin e tepërt i cili shpeshherë kalon kufijtë. Megjithëse marketingu ka një rëndësi jetike për mediat, ai shpeshherë kthehet në diçka bezdisëse dhe teleshikuesit ndihen të pakënaqur.
Shumë prej tyre madje mund të ndërrojnë kanalin dhe kjo nuk është diçka pozitive për televizionet dhe audiencën e tyre.
AlpeNews.al iu sjell disa prej emisionet të cilët e “teprojnë” me publicitetin e tepërt që i bëjnë sponsorave të tyre:
E diela shqiptare
Big Brother
Xing me Ermalin
Dance with me
/AlpeNews.al