U MBULUA ME SHAMI/ Do të agjerojë të gjithë muajin e ramazanit, Çiljetën e gjen belaja (FOTO) – AlpeGossip
U MBULUA ME SHAMI/ Do të agjerojë të gjithë muajin e ramazanit, Çiljetën e gjen belaja (FOTO)

U MBULUA ME SHAMI/ Do të agjerojë të gjithë muajin e ramazanit, Çiljetën e gjen belaja (FOTO)

Pak ditë më parë bëri bujë një video e Çiljetës ku shfaqej e mbuluar me shami dhe uronte muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman. Këngëtarja shkruante se si një besimtare e devotshme, do të agjërojë të gjithë muajin dhe do i zbatojë rregullat e islamit duke qëndruar si një myslimane e vërtet.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Çiljeta tregoi se pas asaj videoje, e gjeti belaja pasi iu ça telefoni.

“Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ç’deshe moj goc, ishe mirë. Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët mysliman. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, u shpreh këngëtarja.