Me të hyrë muaji i nxehtë i korrikut, moderatorja dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe e super komentuar në media e rrjete sociale, Luana Vjollca ka nisur pushimet. Luana ka postuar vetëm pak më parë një foto nga pushimet ku shfaqet me bikini rozë teksa ekspozon format bombastike, me flokët e kapur lart dhe pa makeup.
“Kush ka pyetur për mua”, shkruan Luana krahas fotos në të cilën ka marrë qindra komplimenta.
Kujtojmë që aktualisht Luana po shijon suksesin e këngës “Mi dhe flakë mallit tim” të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Bujar Qamilin.