E DINIT? Ja si ndikon ngjyra e syve në marrëdhëniet romantike – AlpeGossip
E DINIT? Ja si ndikon ngjyra e syve në marrëdhëniet romantike

E DINIT? Ja si ndikon ngjyra e syve në marrëdhëniet romantike

Qëndra studimore “Lenstore” së fundmi ka kryer një kërkim duke analizuar të dhënat nga aplikacionet e takimeve dhe zbuloi se cilat ngjyra të syve konsiderohen më tërheqëse. Kur zgjedhim partnerë të mundshëm për të dalë me ta, ka shumë faktorë që ndikojnë dhe përshtypjet e para janë thelbësore. Një nga këto përshtypje ndikohet dhe nga ngjyra e syve. Pra, cilat janë ngjyrat më tërheqëse të syve?

“Lenstore” kreu kërkime mbi këto aplikacione takimesh për të zbuluar se cila ngjyrë sysh tërhoqi më shumë vëmendjen nga bashkëshortët potencialë. Sytë e meshkujve dhe femrave u përdorën në disa fotografi mostra të ofruara nga secili individ për të krijuar profilin e tyre të takimeve në internet. Ngjyrat e syve të tyre u modifikuan më pas në softuerin e redaktimit të fotografive për të parë se sa përputhje mund të arrinin duke përdorur të njëjtat imazhe dhe biografi në aplikacione.

Te meshkujt, sytë e kaltër u dalluan si fitues me 27 % të të gjitha rezultateve, ndërsa ngjyra tjetër më e popullarizuar, kafe, grumbulloi 22 %. Ngjyra më pak e popullarizuar e syve ishte vjollcë, një ngjyrë e pamundur për sytë natyralë dhe që arrihet vetëm duke mbajtur lente kontakti me ngjyrë, duke marrë vetëm 8 %.

Te femrat, rezultatet ishin disi më pak të përcaktuara. Teksa sytë ngjyrë lajthie ishin më të popullarizuar, diferenca me ngjyrën vjollcë nuk ishte shumë e madhe. Sipas të dhënave, sytë e gjelbër ishin më pak të dëshiruar te femrat me 11 %.

Thonë që sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe mund të mësoni çdo gjë për një person kur e shikoni thellë në sy. Disa studime të fundit kanë dalë në përfundimin se ngjyra e syve tuaj mund të zbulojë se çfarë partneri do t’ju përshtatet. Zbulojini duke klikuar në këtë link… /TAR/