NJË SFILATË MODE NDRYSHE/ Këto FEMRA sapo rrëzuan MITIN e modeleve të dobëta – AlpeGossip
NJË SFILATË MODE NDRYSHE/ Këto FEMRA sapo rrëzuan MITIN e modeleve të dobëta

NJË SFILATË MODE NDRYSHE/ Këto FEMRA sapo rrëzuan MITIN e modeleve të dobëta

Brandi i modës, Chromat, ne sfilatën për Javën e Modës në New York bëri pjesë një mori njerëzish, duke përfshirë kështu transgjinorë dhe modele të përmasave plus.

Ditën e shtunë,në New York  kjo markë prezantoi koleksionin e ri për pranverë/verë 2020. E gjithë sfilata ishte e përbërë nga një diversitet njerëzish.

Sfilata bëri pjesë të saj transgjinorë, njerëz me përmasa plus, gra shtatzëna dhe njerëz të ndryshëm për sa i përket etnisë.

Përveç përfshijes së modelëve dhe modeleve nga të gjitha rracat, moshat, dhe përmasat në sfilatë, kjo markë gjithashtu bëri të mundur që njerëzit të mund të blinin koleksionin e ri duke filluar që nga kjo javë.

Përfaqësues të markës u shprehën se kjo ishte mënyra që ata kishin zgjedhur që të shprehnin zhvillimin e industrisë së modës.

E gjithë kjo sfilatë ishte një mesazh që askush të mos ndihet i përjashtuar dhe pavarësisht pamjes çdo njeri është i barabartë. /AlpeGossip.al