PUTHJE E PËRQAFIME/ Fifi dhe Granit takohen pas kaq kohësh (FOTO) – AlpeGossip
PUTHJE E PËRQAFIME/ Fifi dhe Granit takohen pas kaq kohësh (FOTO)

PUTHJE E PËRQAFIME/ Fifi dhe Granit takohen pas kaq kohësh (FOTO)

Fifi dhe Graniti janë takuar pas kaq javësh larg njëri-tjetrit. Dyshja ishin të ftuar së bashku me banorët e tjerë që kanë dalë nga shtëpia, në festën e Top Channel.

Fifi postoi disa foto e video ku shfaqet duke takuar plot mall Granitin mes puthjesh e përqafimesh.

Në këtë mënyrë këngëtarja tregoi se marrëdhënia e tyre është rregulluar pasi në një intervistë të fundit Graniti tha se ai e kishte takuar Fifin pas daljes së saj nga “Big Brother”, por jo gjithçka kishte shkuar mirë.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, tha Graniti në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.