RAPORTI ME LUIZIN/ Olta: Ai pa mua nuk bën dot, nuk më takon mua ta tregoj, por pas xhirimeve… – AlpeGossip
RAPORTI ME LUIZIN/ Olta: Ai pa mua nuk bën dot, nuk më takon mua ta tregoj, por pas xhirimeve…

RAPORTI ME LUIZIN/ Olta: Ai pa mua nuk bën dot, nuk më takon mua ta tregoj, por pas xhirimeve…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, duke treguar si ka qenë të punojë me Luiz Ejllin…

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit sinqerisht po e them që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi si Luiz dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”

Olta flet për raportin me Luizin: Ai pa mua nuk bën dot, nuk më

A kishte Big Brother në raportin e tyre?

“Nga ana ime jo aspak. Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira. (qesh)”

Kanë pirë një kafe ose gotë pas pune ose xhirimeve? Kujt i ka munguar vullneti?

“Jo. Unë këtë nuk e tregoj dot sepse mbase nuk më përket mua ta tregoj. Unë flas për veten time por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte mendoj që ka mjaftuar për të patur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha “Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin.”