“DY METRA FEMËR, KA FRIKË NGA…”/ Antonela diskuton me vajzat për Claudion: Me vuri shumë në siklet – AlpeGossip
“DY METRA FEMËR, KA FRIKË NGA…”/ Antonela diskuton me vajzat për Claudion: Me vuri shumë në siklet

“DY METRA FEMËR, KA FRIKË NGA…”/ Antonela diskuton me vajzat për Claudion: Me vuri shumë në siklet

Banori më i ri i “Big Brother VIP”, Claudio Nika, duket se ia ka vënë syrin ish- konkurrentes së “Për’puthen”, Antonela Berishës. Që ditën e parë, sportisti ka treguar se ka një pëlqim ndaj saj dhe ka flirtuar shpesh herë me të.

Gjatë një bisede që patën së bashku, ndërkohë që Antonela po hekuroste rrobat e saj, Claudio tregon se ajo i afrohet tipit të tij. Por mesa duket, konkurrentja është ndjerë në siklet nga kjo bisedë dhe këtë gjë e ka diskutuar me Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin në dhomën e gjumit.

Vajzat i thanë se nuk ka pse të ndjehet farë në siklet nga kjo gjë, pasi është diçka normale dhe nëse nuk e pëlqen si person nuk ka pse të vihet në vështirësi.
Pjesë nga biseda:

Antonela: Me vuri shumë në siklet. Më tha mua ti je tipi im, por si mund të jem unë tipi yt për dy ditë?

Beniada: Okej, mos e merr për diçka serioze, thuaj faleminderit që më vlerëson kaq shumë edhe ti je shumë simpatik, shumë i mirë.

Antonela: T’i them unë ashtu i ikën truri moj.

Einxhel: Sa njerëz thonë je tipi im dhe Valoni kështu më tha je tipi im, por ja që nuk isha tipi i tij.

Antonela: Më vuri shumë në vështirësi…

Einxhel: Nga ato që vihesh në vështirësi je ti, ik moj….

Beniada: Zemër një person kur nuk të pëlqen nuk mund të të vendosë në vështirësi. Ti dy metër gocë ke frikë nga një metër e 70 djalë.