“E diela shqiptare” mori Bora Zemanin/ Ja çdo të bëhet tani me Andresën (FOTO) – AlpeGossip
“E diela shqiptare” mori Bora Zemanin/ Ja çdo të bëhet tani me Andresën (FOTO)

“E diela shqiptare” mori Bora Zemanin/ Ja çdo të bëhet tani me Andresën (FOTO)

Ditën e djeshme u zbulua se sezoni i ri televiziv që po vjen me ndryshime të mëdha, ka sjellë moderatoren e re në programin “E diela shqiptare”. Bora Zemani publikoi një foto nga ambjentet e studios, ku shfaqej përballë Gjebreas dhe lajmëronte ndjekësit që shumë shpejt do të nisnin transmetimin.
U mendua se ajo do të zëvëndësonte Andresën, personazhin e përhershëm që na ka shoqëruar prej vitesh çdo të dielë së bashku me Arditin.

Sipas ‘Blitz’, megjithëse pjesë e stafit u bë Bora, Andresa nuk do të largohet nga “Tv Klan”. Ajo ka pohuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Telebingos shqiptare”.