VAJZA KINI KUJDES!/ Kimikatet e produkteve kozmetike ndikojnë negativisht tek hormonet riprodhuese – AlpeGossip
VAJZA KINI KUJDES!/ Kimikatet e produkteve kozmetike ndikojnë negativisht tek hormonet riprodhuese

VAJZA KINI KUJDES!/ Kimikatet e produkteve kozmetike ndikojnë negativisht tek hormonet riprodhuese

Produktet kozmetike janë shumë të dobishme për bukurinë, por jo aq për hormonet në trup.

Një studim i fundit ka zbuluar se produktet e bukurisë ndikojnë negativisht në hormone, kryesisht tek ata të riprodhimit.

Si pjesë e studimit, u mblodhën gjithsej 509 mostra të urinës nga 143 gra të moshës 18 deri në 44 vjeç, pa probleme shëndetësore kronike për të matur kimikatet që gjenden në produktet e kujdesit personal, siç janë parabenat, të cilat janë ruajtës antimikrobial, dhe benzofenone, të cilat janë filtra ultravjollcë. Këto zakonisht gjenden në produktet kozmetike.

Ky është ndër të parat studime që shqyrton përzierjen e kimikateve që përdoren gjerësisht në produktet e kujdesit personal në lidhje me hormonet tek gratë produktive, të shëndetshme.

Sipas këtij studimi edhe nivelet e ulta të përzierjeve kimike mund të ndikojnë tek nivelet e hormoneve riprodhuese.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm i studimit është se disa kimikate ndikojnë në uljen e nivelit të hormoneve riprodhuese, ndërsa kimikate të tjerë ndikojnë në rritjen e hormoneve të tjera riprodhuese, duke nënvizuar kompleksitetin e këtyre kimikateve. Kjo do të thotë se femrat duhet të kenë shumë kujdes nga kimikatet që gjenden në produktet e bukurisë dhe të bëjnë një kontroll të herë pas hershëm të nivelit të estrogjenit.