NËSE JU DJEG URINA VAZHDIMISHT E NUK DINI PSE/ Shkaktarë mund të jenë 3 problemet e mëposhtme - AlpeGossip
NËSE JU DJEG URINA VAZHDIMISHT E NUK DINI PSE/ Shkaktarë mund të jenë 3 problemet e mëposhtme

NËSE JU DJEG URINA VAZHDIMISHT E NUK DINI PSE/ Shkaktarë mund të jenë 3 problemet e mëposhtme

Djegia e urinës është një gjendje aspak e panjour për të gjithë, për të mos thënë edhe një ndër më problematiket pasi pengon një nga proceset më të rëndësishme të organizmit: filtrimin e gjakut dhe toksinave. Shpeshherë presupozohet se ndodh si pasojë e mungesës së higjienës intime, marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose përdorimit të të brendshmeve për shumë kohë. Në artikullin e sotëm Living ju zbulon 3 arsyet përse ju djeg urina dhe që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me kujdesin personale:

1.Infeksion i traktit urinar: Sipas studimeve të ndryshme, një prej shkaqeve kryesore të djegies së urinës është i lidhur me infeksionet urinare. Këto infeksione prekin pothuaj 50% të popullsisë dhe janë shumë më të shpeshtë tek femrat. Kjo ndodh pasi mitra është e vendosur shumë më pranë anusit çka rrit mundësinë e shumimit të baktereve dhe kalimit të tyre nga uretra drejt fshikëzës së urinës.

2.Infeksion në veshka: Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi filtrojnë gjakun dhe eleminojnë nga organizmi të gjitha toksinat dhe lëngjet e panevojshme. Një infeksion i mundshëm i veshkave jo vetëm që pengon funksionin filtrues të tyre, por shoqërohet edhe me djegie urine.

3.Herpesi gjenital: Kur infeksioni ndodh, shenjat më të zakonshme të herpesit janë vezikulat (fluska, puçra) në zonën gjenitale dhe atë rektale, të cilat ju kruhen vazhdimisht dhe ju japin djegie gjatë kryerjes së nevojave personale. Këto vezikula shpërthejnë, lënë nga pas plagë të dhimbshme të cilat mund të kërkojnë deri edhe 4 javë që të shërohen.