TUNA VLERËSON MOZZIKUN DHE LOREDANËN/ Fjalët e saj ne na kujtojnë diçka tjetër… (FOTO) – AlpeGossip
TUNA VLERËSON MOZZIKUN DHE LOREDANËN/ Fjalët e saj ne na kujtojnë diçka tjetër… (FOTO)

TUNA VLERËSON MOZZIKUN DHE LOREDANËN/ Fjalët e saj ne na kujtojnë diçka tjetër… (FOTO)

Ditën e djeshme Tuna ka publikuar në instastory- n e profilit të saj në Instagram një foto të Mozzik dhe të dashurës së tij Loredana.

Nëpërmjet këtij postimi këngëtarja shqiptare ka patur si qëllim t’i shprehë publikisht çiftit në fjalë vlerësimin e saj për punën e tyre.

 

 

“I admiroj çiftet që punojnë bashkë, ai është arti në vetvete…Kaq e dashur.”

 

Kështu ka shkruar Tuna në postimin në fjalë, pikërisht mbi foton e Loredanës dhe Mozzik.

Të themi të drejtën nuk e kemi ndër mend t’i heqim e as t’i shtojmë asnjë presje fjalëve të saj. Tuna ka të drejtë pasi kur vjen puna tek suksesi që sjell puna në çift, ajo vetë është ka arritur të na provojë se dashuria e bën artin.

Nëse nuk po e kuptoni ende se ku e kemi fjalën na lini t’ju kujtojmë bashkëpunimet e Tunës dhe ish- të dashurit të saj reperit Cozman.

“Fenix” dhe “Holla” janë dy produktet muzikore që sot e kësaj dite na dëshmojnë ne suksesin që një çift mund të arrijë falë punës së përbashkët ndaj mund të themi me plot gojënse  Tuna duket e njeh vlerën e këtij suksesi më mirë se kushdo.