“JAM NJERIU MË ME FAT”/ Ermal Fejzullahu shpreh dashurinë ndaj bashkëshortes në ditën e veçantë – AlpeGossip
“JAM NJERIU MË ME FAT”/ Ermal Fejzullahu shpreh dashurinë ndaj bashkëshortes në ditën e veçantë

“JAM NJERIU MË ME FAT”/ Ermal Fejzullahu shpreh dashurinë ndaj bashkëshortes në ditën e veçantë

Pak kohë më parë, Ariana Fejzullahu mori dhuratën më të shtrenjtë nga Ermali, ndërsa sot në ditëlindjen e saj, këngëtari shqiptar i ka bërë asaj një urim publik të mbushur me dashuri.

“Ndodh ndonjëherë si sot që unë kujtohem dhe kuptoj se jam njeriu më me fat, sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ermali krah fotos ku shfaqen si një familje e lumtur.

Nuk ka munguar dhe komenti i Arianës, e cila thotë se është me fat që ka pranë dikë si Ermali. Pas dhuratës luksoze, presim të shohim çfarë do jetë dhurata e ditëlindjes së Arianës. Kujtojmë se pak kohë më parë, çifti pranoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të katërt.